Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ Ja si u ndanë komunat!

Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ Ja si u ndanë komunat!
Një ditë më parë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Në përfundim të procesit zgjedhor atje, LSDM e Zoran Zaev është konfirmuar si partia më e madhe në vend, dhe do të drejtojë 56 komuna dhe në Shkup.

BDI e Ali Ahmetit do të drejtojë 10 komuna.

Një rezultat të dobët në këto zgjedhje e ka marrë VMRO-DPMNE e Nikolla Grevskit e cila ka dalë fituese në 5 komuna.

Aleanca për Shqiptarët në tre, BESA, PDSH dhe PDT në nga një komunë, ndërsa kandidatët e propozuar prej grupeve të votuesve në tre komuna.

Përveç në Shkup, LSDM dhe koalicioni në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor fituan në 37 komuna: Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë dhe Strumicë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve LSDM kryetarë komunash fitoi edhe në 19 komuna: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jagunovc, Karbinc, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizare.

BDI në raundin e parë zgjedhor fitoi mandate për kryetarë komunash në Kërçovë dhe në Pllasnicë, ndërsa në raundin e dytë edhe në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë.

Aleanca për Shqiptarët i fitoi gjithsej tre mandate për kryetarë komunash, të gjitha në raundin e dytë dhe do t’i drejtojë komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar, njofton Ina.

BESA fitoi në Zhelinë, PDSH në Studeniçan, Partia Demokratike e Turqve në Qendrën e

Zhupës, ndërsa kandidatët të cilët u propozuan nga një grup votuesish do t’i udhëheqin

komunat Rankovc, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë.

VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi në Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin në

Zërnovc dhe Kavadar./I.M-Dritare.net