Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet lokale, Kosova voton nesër

Zgjedhjet lokale, Kosova voton nesër
Ditën e nesërme duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 19:00 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, do t’i drejtohen kutive të votimit në Kosovë, për të zgjedhur 38 kryetarët e rinj të komunave, dhe asambleistët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidat që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Plot 33 mijë e 200 vëzhgues janë certifikuar nga KQZ për të ndjekur këtë proces hap pas hapi./I.M-Dritare.net