
Zëvendësohet Artur Zoto, ja kush është drejtori i ri i burgjeve!
Dritare.net

Është emëruar sot drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ku drejtori i mëparshëm Artur Zoto kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë një ditë më parë.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka emëruar në krye të këtij institucioni Miklovan Kopanin.
Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:
Ministria e Drejtësisë njofton se pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto në vendin e tij është emëruar z. Miklovan Kopani.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e falenderon z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës. Njëkohësisht, Ministri Manjani i uron z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare. Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.

















