
Ka fjalë se diva Celine Dion mund të jetë sonte në finalen e Eurovizionit. Gjatë gjysmëfinales së parë, ajo bëri një dalje të rrallë përmes një mesazhi të regjistruar më parë.
Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar.
Votimi është hapur. Procedura e votimit, sipas faqes zyrtare të Festivalit të Këngës në Eurovision 2025, do të ndjeke të njëjtën procedurë si dy vitet e fundit.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote./L.F-dritare.net

















