
Vrau nënë e bijë, Marjan Rroku kërkon sërish lirinë. Ja vendimi i Gjykatës!
Dritare.net

Për më shumë se 40 minuta, Rroku paraqiti para gjykatës arsyet e pavlefshmërisë së vendimit dhe për rrjedhojë edhe të urdhrit të ekzekutimit që e mban prapa hekurave. Në sy binte fakti, se Marjan Rroku kishte zgjedhur të mbrohej vetë para gjykatës dhe nuk kishte marrë avokat. Rroku i tha gjykatës se e kupton sa e vështirë është për një gjykatës të vendosë për një të dënuar me burgim të përjetshëm, në një shoqëri paragjykuese, por teksa kërkonte lirinë citoi shprehjen: “Drejtësia të vihet në vend, pa qielli lë të çahet”, shkruan "BW".
Prokurori Hysen Keta, tha se kërkesa e Marjan Rrokut duhet të rrëzohet si e pabazuar në prova dhe ligj. Edhe gjykatësi Gerd Hoxha, në përfundim të gjykimit e rrëzoi kërkesën e ishshikasit, si të pabazuar dhe i shpjegoj të dënuarit me burgim të perjetshëm, se kërkesa e tij është bërë jashtë çdo afati.

















