
Video/ U qëllua me tre plumba në mes të ditës, ja kush është i riu shqiptar
E Shtunë 4 Shkurt 2017, 21:09
Dritare.net

Viktima është identifkuar si Edvin Sadiku, 32 vjeç i cili u gjet nga policia i pajetë në mes të rrugës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Barit, Itali, ku pranë trupit të të riut u gjetën gjashtë gëzhoja.
Nga hetimet rezulton se krimi ka ndodhur në mesditë, në rrethana që ende presin të qartësohen. Viktima është qëlluar në periferi të Barit me tre plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë.
Ai rezulton si person me precedentë penale për drogë.

















