
Video/ Policia merr zvarrë protestuesin, aktivistët: Është i sëmurë, do të ngeli në dorë
E Shtunë 21 Janar 2017, 15:03
Dritare.net

AK protestoi para Kryeministrisë në 6 vjetorin e 21 janarit, në kujtim të 4 të vdekurve në bulevard. Kreu i AK e ka paralajmëruar Ramën, se nëse nuk ka drejtësi deri më 2 mars, do të ketë sërish protesta të dhunshme.
“Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarre por ndryshe”, tha Spahiu.

















