
Video/ Noizy provokon dhe shan Babastars, gjatë koncertit pas plagosjes
E Mërkurë 14 Shtator 2016, 10:10
Dritare.net

Sipas Klan Kosova reperit i është hequr një plumb nga trupi në klinikën e Ortopedisë, por në skenë dukej shumë energjik. Në një video që e ka siguruar Klan Kosova, Noizy dëgjohet duke kënduar këngën “Jena Mbretër”, këngë kjo e cila ishte bërë disa vite më parë kundër anëtarëve të Babastars.
Pjesën F*** Babarecords, Noizy e rikthen mbi katër herë, kështu duke marrë mbështetje edhe nga publiku. Nga ana tjetër tre të arrestuarit: Ylber Abdullahu (Cozman), vëllai i tij dhe Albert Krasniqi janë lënë në burg për 48 orë. Ndaj tyre mund të rëndojë akuza për tentativë vrasje.

















