Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/Ja si i riu tenton të korruptojë policin rrugor, por përfundon në pranga

Video/Ja si i riu tenton të korruptojë policin rrugor, por
Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.

Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Karl Gega" drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.

Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim./E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2852428408317315/