Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Video/ Historia që po thyen rrjetin, transformimi i pabesueshëm i këtij të pastrehu

Video/ Historia që po thyen rrjetin, transformimi i pabesueshëm i
Jose Antonio, 55 vjeç, jetonte prej 25 vitesh në rrugët e Majorkës në Spanjë. Pas transformimit të pamjes, ai duket si një ‘George Clooney’. Njerëzit që e kishin parë në rrugë, nuk u besonin syve kur e shihnin se si ishte bërë.

“Nuk kam ndryshuar vetëm pamjen. Më ka ndryshuar jeta, thotë ai. Tashmë Jose shpreson se fati i mbarë do e ndihmojë të gjejë një punë dhe një grua. Video e transformimit të tij ka pushtuar rrjetin dhe i ka sjellë atij mijëra admirues. Pas transformimit, Jose shpërthen në lot.

“Tani dua të shkëlqej përtej pamjes sime të jashtme,” thotë Jose. Ish-elektricisti e humbi fillin e jetës pasi kaloi në depresion në moshë të re.