
Video/ Hajdute si kjo grua në Dajt, nuk keni parë kurrë
E Hënë 15 Gusht 2016, 22:10
Dritare.net

Gruaja nga Tirana, ndërsa shkon në supermarketet e lagjes së saj, në zonën e Dajtit,, preferon të marrë pa u vënë re nga shitësit, sende e produkte të ndryshme. Këtë herë ka vjedhur dy çokollata me vlerë 20 lekë, ndërsa një herë tjetër është kapur duke vjedhur çumçakiza.
Të paktën këtë thotë personi që na ka dërguar videon në jeta ‘Osh qejf”. Ai shton se zonja është kapur edhe nga dyqane e markete të tjera në lagje duke vjedhur të njëjtat produkte. Ndoshta e ka për hobi, pasi nga gjendja ekonomike mund të mos jetë në atë gradë sa të vjedhë një çamçakizë. E në fund të fundit, kush ka nevojë të hajë, nuk vjedh çokollata e akullore, por bukë, sallam, djathë etj.

















