Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut

Video/ Duke nxjerrë trupin e Astrit Deharit nga qelia e burgut
Klan Kosova ka siguruar xhirimet e kamerave të qendrës së paraburgimit në Prizren, vend ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë segment të shkurtër, Dehari shihet kur kishte dalë nga qelia e tij për të shkuar në banjo dhe më pas edhe momenti kur kthehet.

Dehari është gjetur i vdekur më pesë nëntor rreth orës 15:00, dhe deri më tani ende nuk dihet saktë se si ka vdekur. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk e besojnë versionin se ai ka bërë vetëvrasje, pasi kanë dyshime se është vrarë.