Video/ Braho: Agron Tufa ka helm, po nxin heronjtë e Shqipërisë!
Dritare.net
Spaho duke folur në komisionin parlamentar të Sigurisë, ka thënë se Tufa ka shumë helm, ndërsa shton se ka vendosur që të nxijë heronjtë e vendit.
Braho është shprehur se do të kërkojë shkarkimin e Tufës nga ISKPK.
“Ka shumë helm brenda në tërë veprimtarinë e këtij institucioni. Në këto kushte unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivisht këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibruar në veprimtarinë e tij”, tha Braho.
“Ky institut me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët, dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohet me politikën, nuk ka pse operon me terminologji lustracioni, sepse lustracioni është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar”, shtoi Braho./ I.M-Dritare.net