Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vëllezërit që kanë futur në mendime policinë italiane

Vëllezërit që kanë futur në mendime policinë

Policia italiane ditë më parë ka kapur dy vëllezërit shqiptar për vjedhje të kryera në veri të Italisë, por ajo ka një hall tjetër, pasi janë vënë në vështirësi sepse nga ngjashmëria e dy binjakëve nuk e dinë se cili është hajduti.

Edmond dhe Eduard Trushi janë vëllezër binjakë, kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtën gjatësi. Sipas hetuesve, deri tani është e pamundur identifikimi se kush është fajtor për vjedhjet, pasi kanë ngjashmëri shumë të mëdha edhe në ADN-në e tyre, shkruan syri.net

Policia gjeti njolla gjaku në një Mercedes të vjedhur dhe i krahasoi me të dy vëllezërve binjakë nga Shqipëria. Por, nuk arrin të dalë në një konkluzion të qartë, pasi edhe ADN-të e tyre janë pothuajse të ngjashme.