
Vdes kompozitori i njohur Kozma Lara, Rama: Një jetë në tastierë
Dritare.net

Lara ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.
Homazhet në nderim të tij janë mbajtur sot në hollin e Universitetit të Arteve nga ora 11.00-12.00.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në instagram ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e kompozitorit.
“Kozma Lara u nda nga një jetë e tërë mbi tastierën ku shkroi vepra të vyera muzikore. I paharruar kujtimi?”-shkruan kryeministri./ I.M-Dritare.net
Kush ishte Kozam Lara
Kozma Lara lindi më 4 janar 1930 në Durrës.
Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu . Ne vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me Prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.
Ne vitin 1958 studion ne Konservatorin P. Iliç. Çajkovski ne Moskë (ish BRSS), ne degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.
Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.
Nga viti 1964 - 1972 kontribuon si Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit ne Konservatorin Shtetëror të Tiranës.
Në vitet 1972-1978 Inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit e Kulturës, Tiranë.
Deri në vitin 1979 Mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë Shkollës se Mesme të Muzikës Jan Kukuzeli, Durrës.
Nga 1979 e në vazhdim Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.
Ne 1995 e në vazhdim - në Pension. Kontribuon si Pedagog i Jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në e Universitetin e Arteve - Tiranë./ I.M-Dritare.net

















