Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e Florencit, në Librazhd digjet flamuri francez, homazhe në Tiranë

Vdekja e Florencit, në Librazhd digjet flamuri francez, homazhe në
Një grup të rinjsh në Librazhd i kanë vënë flakën flamurit francez në shenjë proteste për vdekjen e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit nga Shkodra në spitalin e Marsejës, pasi dyshohet se u dhunua barbarisht në burg.

"Për gjakun e Florencit i themi Francës se s’ka vdek shqiptari", thuhet në mesazhin e të rinjve, teksa djegin flamurin tre ngjyrës dërkohë në Tiranë, qytetarë të shumtë kanë kryer homazhe për të riun. Teksa mbanin në duar fotografi të Florencit, ata kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj tek Kryeministria. Po ashtu nesër në orën 12:00 pritet një protestë homazh përpara Kryeministrisë, tubim i cila është lajmëruar nga Nisma Thurje.

23-vjeçari Florenc Beqiri humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Marsejës pasi qëndroi rreth një javë në gjendje kome. Mjekët francezë fikën aparaturat dhe për rrjedhojë zemra e të riut pushoi përgjithmonë. Ndërkohë familja e tij kërkon hetime për shkaqet që sollën vdekjen e djalit të vetëm i cili kishte mbërritur në Francë për azil, por përfundoi në qelitë e burgut./D.M-Dritare.net