Vatër zjarri pranë Novoselës, flakët i afrohen banesave
Tuesday 14 July 2026, 16:04
Dritare.net

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së martës në afërsi të fshatit Novoselë, duke shkaktuar alarm te banorët, pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat pas rreth dy orësh punë arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.
Aktualisht, ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij ende nuk janë përcaktuar. Sipas informacioneve paraprake, temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve në terren./K.C/dritare.net