Na ndiqni edhe në

Moti

Rriten temperaturat, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe këtë të martë, 25 gusht 2026. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime të vranësirave të pakta deri mesatare dhe kalimtare, më të dukshme në zona të caktuara malore. Reshje shiu nuk priten, ndërsa temperaturat do të vijojnë rritjen.

Në zonat e ulëta dhe veçanërisht në qarqet e jugut dhe qendrës, temperaturat gjatë orëve të mesditës pritet të arrijnë deri në 36–37°C. Në Tiranë, termometri parashikohet të shkojë rreth 37°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdet, në zona malore dhe në lugina, herë pas here era mund të arrijë deri në 14 m/s.

Edhe për pushuesit në bregdet kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme, me det të qetë deri pak të dallgëzuar. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1–3 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme do të karakterizohet nga moti i nxehtë, temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, duke krijuar kushte të përshtatshme për plazh./K.C/dritare.net