
'USA Today' akuzon Trump për lidhje me mafian ruse
E Mërkurë 29 Mars 2017, 20:08
Dritare.net
E përditshmja “Usa Today” akuzon kreun e shtetit amerikan se kompania e tij dhe partnerët i janë drejtuar vazhdimisht pasanikëve dhe oligarkëve rusë për të zgjeruar aktivitetet e saj në tregun e pasurive të patundshme.
Gazeta i është referuar dokumenteve zyrtare qeveritare dhe një intervistë me një ish-prokuror federal.
Sipas së përditshmes amerikane, shumica e pasanikëve me të cilët ka bashkëpunuar grupi Trump janë të lidhur me krimin e organizuar rus.
“Kanë dalë në dritë lidhje me të paktën 10 biznesmenë nga vendet e ish-Bashkimit Sovietik, që dyshohen të jenë të lidhur me organizata kriminale, ose me botën e pastrimit të parave”, shkruan “USA Today”.
Ndërkohë, ndaj Trump dhe bashkëpunëtorët e tij vijojnë hetimet për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale, që e nxorrën atë fitues ndaj rivales Hilary Clinton.

















