Ursula von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana
Tuesday 29 September 2026, 13:01
Dritare.net

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nis të mërkurën turin e saj ballkanik, ku “stacioni” i parë do të jetë Tirana.
Në axhendë janë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Von der Leyen vijon më 1 tetor takimet në Kosovë, me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu.
Në të njëjtën ditë ajo do të vizitojë Malin e Zi, ndërsa të premten mbyll turin në Maqedoninë e Veriut, ku do të ketë takime me krerët kryesor të shtetit.