Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ulen dënimet e grupit Xibraka, ja sa vite burg do bëjë Ermal Hoxha!

Ulen dënimet e grupit Xibraka, ja sa vite burg do bëjë Ermal
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e të akuzuarve të grupit "Xibraka" për gjykim të shkurtuar dhe ka dhënë vendimet që sjellin dënime më të lehta për të pandehurit.

Pas shkurtimit me 1/3 e dënimit për Ermal Hoxhën, nipi i Enver Hoxhës do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nga 10 vite që ishte dënuar në fillim. Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi, Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj, Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8.

Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë. Arjan Dalipi 6.7 vite burg, Gentian Gjonaj 7.3 vite burg, Klemend Dalipi 7.3 vite burg, Sajmir Batku 8.7 vite burg./D.M-Dritare.net