Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Po ti e ke nisur sezonin e plazhit? Cili është vendi yt i preferuar? Ku do të shkosh këtë verë? Kjo e fundit është pyetja më e shpeshtë që na bëjnë. Dhe shpesh stepemi në përgjigje, sepse nuk dimë nga t’ia fillojmë. Me detin, apo malin që me shumë mundësi do të jetë trendi i kësaj vere.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Këtë verë, për shkak të virusit, mundësitë janë që të pushojmë shqip. Dhe meqë shumë prej jush mbase ende nuk e kanë vendosur ku të shkojnë, dritare.net ka sjellë disa ide, vende ku të pushosh këtë verë.

Sugjerimet e blogeres, Fjorda Llukmani, duhen marrë patjetër për bazë, nëse po mendoni të shkoni në jug. E nëse kërkoni aventurë, dhe ju pëlqen të eksploroni vende të reja, niseni nga Dhërmiu, shkoni te Shtegu i Mullinjve.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Nëse doni edhe më shumë aventurë, vizitoni Tragjasin e Vjetër.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Por nëse je tip plazhi, mos e humb Drimadhen, e cila është mbushur plot që tani, sidomos me vipat.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Ah, nëse doni një pamje përrallore me pamje nga deti që ia kalon dhe Spanjës dhe Italisë, shkoni në Qeparo e Borsh.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Mos i humbisni edhe gjiret e famshme, të fshehura të jugut, si ai i Gjipes në Himarë, apo ishujt dhe plazhet e virgjra.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Ah ky jugu? Sa më shumë të flasësh, aq më shumë të vijnë ndërmend gjëra të reja. Keni dëgjuar ndonjëherë për Banjat e Bënjës në Përmet. Epo nëse jo, të sugjerojmë të shkosh një herë, të paktën, se pastaj s’do të iket më.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Meqenëse jemi ende te jugu, pse mos shkoni një ditë, apo një javë në mal? Siç ju thamë, mali do të jetë trendi i kësaj vere. Nëse do të vendosësh të shkosh një ditë, ndiq sugjerimet e gazetares, Rudina Xhunga për malet e jugut. Shko në Peshtan e Çajup, e shijo gjelbërimin, ajrin e pastër, kecat e qengjat e pjekur në hell.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Nëse do histori pastaj, shko në qytetet e muzeve, në Gjirokastër e Berat, aty të kënaqet syri, veshi e goja.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Largohemi pak nga jugu tani, se s’do mbarojmë kurrë.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Nuk ka vetëm në jug bukuri përrallore, jo. Por edhe në veri. Nëse doni pak aventurë dhe ujë të ftohtë, shkoni në Koman, provoni ujin e Lumit të Shalës dhe do na kujtoni pastaj.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

E nëse doni të shkoni në Kukës, aty pastaj ju pret një mrekulli e gjelbër, Liqeni i Firezës, që do t’ju kënaqen sytë. Ah se harruam dhe Ulzën ne, që gjithashtu të pret.

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!

Por nëse do malin e veriut, ik në Valbonë, Theth, Razëm, Prekali në Shkodër, e çfarëdo vendi tjetër që të pëlqen dhe do ta eksplorosh. Janë vende që të hapin mushkëritë, sytë dhe zemrën./K.C/dritare.net

Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!Disa ide shqip ku të shkosh këtë verë!