Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U dënua për vjedhje në Itali, dosja e Admir Thanzës shkon për gjykim

U dënua për vjedhje në Itali, dosja e Admir Thanzës shkon
Pasi u zbulua gjatë procesit të vetingut se ishte i dënuar për vjedhje në Itali, dosja e ish-gjyqtarit, Admir Thanza është çuar për gjykim.

Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vjet më parë në Itali nga ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza. Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale, ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vetingut karriera e tij u ndërpre.

Sipas materialeve, Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar, sipas nenit 444 të kodit italian, përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.

Ndërkohë, gjyqtari Thanza i mohon këto akuza./K.C/dritare.net