
U arrestuan tek TEG-u/ Pedagogu Ervin Goci thirrje për solidarizim me aktivistët
Dritare.net

Goci thotë se këto arrestime tregojnë se epërsia e ekonomia e disave në kurriz te masës së gjerë, është regjim dhune që mbahet vetëm me dhune, që ata nuk përjetojnë ndonjë siklet të madh me të dhënë dajak pa shume diplomaci publike.
Statusi:
Dhuna dhe mbajtja ne burg e aktivisteve qe kryen aksionin ndaj Samir Manes, qe ne fakt eshte njeri prej 10 pronareve te Shqiperise qe mjel pasuri publike dhe shfrytezon barbarisht punetoret, tregon me se miri tri gjera : qe epersia e ekonomia e disave ne kurriz te mases se gjere, eshte regjim dhune qe mbahet vetem me dhune, qe ata nuk perjetojne ndonje siklet te madh me te dhene dajak pa shume diplomaci publike, dhe qe keta nuk kane asnje cen biznesmeni, po operojne ne gjendje natyrale ku i ngjashmi kafshon per gryke te ngjashmin deri ne asgjesim.
Aksioni, me kosto personale fizike per aktivistet, komunikon mprehte se ku jemi ne dhe ku jane ata, per çfare aspirojne shqiptaret e thjeshte, dhe per si mbllaçiten me mundin tone oligarkia e te pamerituarve te ketij vendi. Lironi Bislimin, Enrikon, Frenkli-n! Mendoj se te gjithe duhet te solidarizohemi me ta", shkruan Goci, në facebook./I.M-dritare.net

















