Trump ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”!
Dritare.net

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, mes tensioneve në rritje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Urdhri hyn menjëherë në fuqi, por emri i ri do të përdoret vetëm nga institucionet federale amerikane në dokumentet, komunikimet dhe hartat zyrtare. Trump nuk mund ta detyrojë Kanadanë apo organizatat ndërkombëtare ta njohin këtë ndryshim, pasi liqeni ndahet mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë
Vendimi vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Trump ka akuzuar Kanadanë për praktika të padrejta tregtare, ndërsa bisedimet mes dy vendeve kanë dështuar.
Kryeministri kanadez Mark Carney e kundërshtoi menjëherë vendimin, duke deklaruar se liqeni është quajtur Ontario prej më shumë se 400 vjetësh dhe kështu do të vazhdojë të quhet nga kanadezët. Emri “Ontario” vjen nga gjuha indigjene Wendat. Reuters
Ky është ndryshimi i dytë i bujshëm gjeografik i ndërmarrë nga Trump, pas riemërtimit të Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës” në vitin 2025./dritare.net