
Top Channel gënjen. Pas policisë, përgënjeshtrim edhe nga shëndetësia
E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 21:09
Dritare.net

Ministria sqaron se “në edicionin e lajmeve të Top Channel një pasqyrim të deformuar të vlerave të kontratës së partneritetit publik-privat për shërbimin e ri laboratorik të analizave FALAS në të gjitha spitalet universitare, rajonale dhe dy spitale bashkiake në vend.”
“Falë partneritetit publik-privat, shteti do të garantojë mbulimin e shërbimit laboratorik me 164 teste. me progresion rritës 5 teste/vit, pra 3 herë më shumë nga ҫfarë ofrojmë aktualisht me vlerë mesatare 6,6 mln Euro/vit.”,-shkruan më tej ministria duke shtuar se, as përfundimit të kontratës me afat 10 vjeҫar me vlerë 9.058 miliard lekë (66 milion Euro) i gjithë investimi i mbetet shtetit./ I.M-Dritare.net

















