Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tom Doshi, më katolik se Papa. Ja e fundit nga ai!

Tom Doshi, më katolik se Papa. Ja e fundit nga ai!

Deputeti Tom Doshi i ka blerë një shtëpi dhe një makinë kardinalit shqiptar Dom Ernest Troshani, por nuk ka dashur që kjo gjë të bëhet publike.

Dhurata e tij është zbuluar gjatë meshës së të dielës, kur Troshani mbajti meshën e parë si kardinal, raporton newsbomb.al.Në hapje të meshës, u falenderua deputeti Doshi për gjestin fisnik.

Dom Ernest Troshani përloti Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri kur tregoi jetën e vështirë që kishte kaluar gjatë regjimit komunist dhe sesi besimi i tij në Zot nuk u zbeh përballë vuajtjeve.

Në 9 tetor të këtij viti, Troshani ishte midis emrave të rinj të shpallur kardinalë nga ana e Papa Françeskut në Romë