
Tjetër vetëvrasje në Tiranë, 50 vjeçarja varet me shall në bodrumin e banesës
E Hënë 5 Dhjetor 2016, 11:11
Dritare.net

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Qelqit” në Tiranë. 50 vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës ku jetonte, nga familjarët e saj .
Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar atë drejt këtij veprimi të rëndë. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

















