Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thirrja për luftë/ Revoltohet Gramoz Ruçi, trembet Ndoka

Thirrja për luftë/ Revoltohet Gramoz Ruçi, trembet Ndoka
Pas thirrjes sa presidentit Meta për luftë, dritare.net pyeti disa nga politikanët shqiptarë nëse do merrnin pjesë në luftë, dhe në cilën formë.

Dash Shehi: ne tironsit mër daj, nuk para e kena qejf luftën. Ene Brigada e Tretë që boni Beqir Balluku, në Operacionin e Dimrit u kthy në shpi, se nuk e mbajm fort dyfekun ene t’ftoftin. Kshtu që un nuk jam për at punë. Ai që ka ardh nga mali, le ti ngjitet ene iher.

Lulzim Basha: Këtë e kam thënë me kohë që duhet luftë. Ne si parti demokratike marrim përsiper të çajmë gomat e makinave, të vjedhim pasqyra dhe fenerë dhe të thyejmë xhamat e bashkisë.

Agron Duka: Vallahi ket punën me dal malit nuk e kam qejf hiç. Unë po marr përsipër të bëj bazat ilegale. Jam gati ti strehoj tek pularia ime, vetëm se ja dhjes numrat më të mirit me më hongër pulat se i kom me numër.

Nard Noka: Qeka ftof n’tajare ky. Ne mezi zbritëm nga mali, ky don me na ngjit prap.

Gramoz Ruçi: E kam thënë unë që është djali ynë ky. Tëpkë Sulo Gradeci në bythë. Tek dyfeku i rri mëndja: o t’ia heqë vetes o t’ia heqë të tjerëve i punon truri.

Ed Rama: Na ler rehat me kët’ punën e luftës se edhe në zbor pushkë druni më jepnin

Sali Berisha: Sak krejt e ka. Unë do bëj korrierin se kam arritur deri 10 mijë hapa në Gjirin e Lalzit. Ose të ma afrojnë nishanin shumë, se mosha bën të vetën.

Erion Veliaj: Një rast i shkëlqyer për të provuar aftësitë strehuese për partizanë të  pyjeve orbitale dhe vertikale të Tiranës

Sandër Lleshi: Kjo ishte një verë e mbarë ku policia u ushtrua duke ju futur tymin bletëve. Kështuqë ketë rradhë do të jemi më precizë dhe kirurgjikalë. Edhe gaz shyqyr zotit, kemi me bollëk

Mesila Doda: Mua më lini pjesën e varjes në palma./dritare.net