
Thënie nga gra të jashtëzakonshme, për gra jo të zakonshme
Dritare.net

Të gjitha grave dhe të gjithë burrave që do të vazhdojnë të luftojnë për feminizmin në vitin 2018:
Frymëzohuni nga fjalët e grave novatore që e kanë thënë më së miri. Thënie frymëzuese që nga Hillary Clinton e deri te Maya Angelou, Gloria Steinem, Rihanna dhe të tjera gra kurajoze.
1) "Të gjitha vajzave të reja që më shohin: kurrë mos dyshoni nëse jeni të
zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja." —Hillary Clinton në fjalimin e saj kur humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016
2) "Unë e ngre zërin—jo se dua të bërtas, por se dua që ata që nuk kanë zë të mund të dëgjohen. Ne nuk mund t’ia dalim nëse gjysmës sonë nuk ia vë veshin njeri." ―Malala Yousafzai, informon Dritare.net
3) "Në do që dikush të thotë diçka, kërkoja një burri. Në do të të mbarojnë punë, kërkoja një gruaje." —Margaret Thatcher
4) "Unë jam e rreptë, jam ambicioze dhe e di mirë çfarë dua. Nëse kështu më marrin për k*rvë, le të më marrin." ―Madonna
5) "Mu desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht." —Madeleine Albright
6) "Sigurisht që s’e vras mendjen se mos po frikësoj ndonjë mashkull. Meshkujt që frikësohen nga unë janë pikërisht ata që nuk më interesojnë aspak."―Chimamanda Ngozi Adichie
7) "Feminizëm nuk do të thotë që gratë të bëhen më të forta. Gratë ashtu janë, të forta. Puna është të ndryshojmë mënyrën se si bota e percepton atë forcë." —G.D. Anderson
8) "Gratë thonë gjithmonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë burrat”, por në fakt janë burrat ata që duhet të thonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë gratë”" —Gloria Steinem
9) "Vdes të shoh një vajzë të re të shkojë e ta kapë botën për jake. Jeta është e egër. Duhet t’ia marrësh me forcë atë që do." —Maya Angelou, informon Dritare.net
10) "Unë jam fenomenalisht femër. Femër fenomenale, kjo jam unë." ―Maya Angelou
11) "Gratë e kanë vendin kudo ku merren vendime, jo të jenë përjashtim." —Ruth Bader Ginsburg
12) "Gruaja nuk e ka për detyrë të jetë e bukur. Nuk ia ka borxh kujt bukurinë. As të dashurit/burrit/partnerit, as kolegëve të punës, e aq më pak meshkujve të rastësishëm në rrugë. Nuk ia ka borxh as nënës së vet, as fëmijëve dhe as qytetërimit në përgjithësi. Bukuria nuk është qira që paguhet për të zënë një vend me tabelën 'femër.'" —Erin McKean
13) "Si rregull, gruaja që ka zë është grua e fortë." —Melinda Gates
14) "Feminist është kushdo që pranon barazinë dhe humanizmin e plotë të grave dhe burrave." ―Gloria Steinem
15) "Ka diçka shumë të veçantë gruaja që dominon botën e një burri. Duhet hir, forcë, inteligjencë, trimëri dhe nerva të mos e pranosh kurrë ‘Jo-në’ për përgjigje." —Rihanna në mars të vitit 2017 issue of Harper's BAZAAR.
16) "Ajo çka ne, si gra, mund të arrijmë, nuk ka asnjë lloj kufiri." —Michelle Obama
17) "Kur jep mendim një mashkull, është burrë. Kur jep mendim një grua, është k*rvë."―Bette Davis
18) "Gjithmonë kam dashur të jem një grua fatale (femme fatale). Edhe kur isha vajzë, kurrë nuk kam dashur të jem vajzë. Kam dashur të jem grua." —Diane von Furstenberg, informon Dritare.net
19) "Unë nuk jam e lirë përderisa ka gra që nuk janë të lira, edhe nëse prangat e saj janë shumë të ndryshme nga të miat." —Audre Lorde
20) "Nëse nuk ka tavan, kufi kemi qiellin. Prandaj forca, mos pushoni derisa çdonjëra prej 161 milionë grave dhe vajzave në të gjithë Amerikën të ketë mundësinë që meriton." —Hillary Clinton
21) "Feminizmi është në të mirë të të gjithëve" ―Bell Hooks
22) "Gratë janë lidere kudo që hedh sytë, që nga drejtueset e 500 kompanive më të mëdha në botë e deri tek shtëpiakja që rrit fëmijët dhe mban në këmbë shtëpinë. Vendi ynë është ndërtuar nga gra të forta dhe ne do të vazhdojmë të rrëzojmë mure dhe të sfidojmë stereotipe." —Nancy Pelosi
23) "Sa më shumë kam folur për feminizimin, aq më shumë kam kuptuar se lufta për të drejtat e grave është kthyer shpesh në urrejtje ndaj burrave. Nëse ka ndonjë gjë që e di me siguri, është që kjo duhet të marrë fund." —Emma Watson
23) "Fjalët kanë pushtet. Televizioni ka pushtet. Pena ima ka pushtet." —Shonda Rhimes
24) "Duhet që gratë në të gjitha nivelet, përfshirë ato në majë fare, të ndryshojnë dinamikat, t’u japin tjetër formë bisedave, të kujdesen që zëri i gruas të dëgjohet dhe jo të neglizhohet, apo të shpërfillet." —Sheryl Sandberg
25) "E kam, apo s’e kam për detyrë, unë i kundërshtoj prezumimet për gratë. I vë në siklet ca njerëz dhe e di mirë këtë, por kjo është thjesht pjesë e përballjes me atë që unë besoj se është ende një nga punët e rëndësishme të pambaruara në historinë e njerëzimit: Fuqizimi i grave që ato të ngrihen e të jenë të zonjat e vetes." —Hillary Clinton, informon Dritare.net
26) "Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si e perceptojmë veten. Duhet të çohemi si gra e t’i marrim gjërat në dorë."—Beyoncé
27)"Gruaja është si paketa e çajit—kurrë nuk e merr vesh se sa e fortë është po nuk e hodhe në ujë të ngrohtë." —Eleanor Roosevelt
28) "Unë mendoj se modeli më i mirë për gratë janë njerëzit që janë vetvetja, ata që kanë besim te vetja, ata që i sjellin dritë botës." —Meryl Streep
29) "Asnjë gruaje nuk i duhet thënë se ajo nuk merr dot vendime për trupin e vet. Kur na sulmojnë të drejtat e grave, duhet t’ua kthejmë me luftë." —Kamala Harris
30) "Gratë nuk do të fshihen më. Ne nuk do të vazhdojmë të mbetemi figura të fshehura. Ne kemi emra...Ishte grua ajo që na dha Dr. Martin Luther King, Jr. Ishte grua ajo që na dha Malcolm X. Dhe sipas Biblës, ishte grua ajo që na dha Jezusin. Kurrë mos e harroni këtë." —Janelle Monáe
31) "Unë jam grua e kam mendimet, pyetjet dhe broçkullat e mia. E di unë kur jam e bukur. E di unë kur jam e fortë. Nuk e ndërtoni ju historinë time–e ndërtoj vetë." —Amy Schumer
32) "E si përfundim, unë them se armiku nuk është buzëkuqi, por vetë faji; ne e meritojmë buzëkuqin kur e duam vetë, ashtu sikurse edhe të drejtën e fjalës; ne meritojmë të jemi seksi, apo serioze, apo çfarëdo tjetër që të na pëlqejë. Është e drejta jonë t’i hyjmë me besim revolucionit tonë.” –Naomi Wolf
33) "Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë."—Harriet Beecher Stowe
34) "Në të ardhmen nuk do të ketë lidere gra, apo burra. Do të ketë thjesht liderë."—Sheryl Sandberg
35) "Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë." —Hillary Clinton/dritare.net

















