Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Testi i ri i gjakut zbulon shenjat parakanceroze të zorrës së trashë!

1I8vVnqwUa6WylvinEWfoDOZXa6th9RE90rrCl-jcidrOt_WOO1NuRtuXYgyOAGyyAO2W7uTJ8Hac1PmPEPnLhzeF2bjKQWbFwHWS6XXeE9aAZ_XVRb_OoYShkz-BMp74DTi-aafpeaeYtIJ0lkH6FQqnwEU2caL9sq_vUQOkQLY7PyqyPnCoecx3z9fpOHp.jpeg

Një test eksperimental gjaku mund të ndihmojë në zbulimin e shenjave parakanceroze të zorrës së trashë, përpara se sëmundja të zhvillohet. Rezultatet e studimit të ri hapin mundësi të rëndësishme për parandalimin e një prej formave më të zakonshme të kancerit.

Testi u provua te më shumë se 1,500 persona që merrnin pjesë në programe kontrolli në Kinë, Japoni dhe Spanjë. Sipas rezultateve, ai zbuloi 92% të rasteve të kancerit të zorrës së trashë në fazat I–III dhe 81% të adenomave të avancuara, të cilat janë lezione parakanceroze që mund të shndërrohen në kancer.

Analiza rezultoi gjithashtu 85% e saktë në identifikimin e personave që nuk kishin lezione parakanceroze. Studiuesit thonë se zbulimi dhe heqja në kohë e këtyre formacioneve mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes.

Megjithatë, testi ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar saktësinë e tij. Kolonoskopia vazhdon të mbetet metoda standarde për kontrollin e kancerit të zorrës së trashë, ndërsa një rezultat pozitiv në analizën e gjakut duhet të ndiqet nga ekzaminime të tjera.

Studimi është publikuar në revistën shkencore The Lancet Gastroenterology & Hepatology./ Reuters