
Tërmeti/ Arkitekti tregon gabimin fatal që kanë bërë qytetarët me ndërtesat
Dritare.net

Teksa bën diferencimin e strukturave të ndërtuara para dhe pas viteve '90, ai thotë se në pallatet e kohës së socializimit qytetarët shqiptarë kanë bërë "gabimin fatal" duke ndërhyrë në muret mbajtëse për të krijuar hapësira, sidomos në katet përdhese për ti shndërruar dyqane apo lokale.
"Jo të gjithë ndërtesat kanë të njëjtën strukturë mbajtëse. Pallatet e kohës së socializmit kanë strukturë mbajtëse që bazohen mbi muret ndarëse. Muret janë ato që shkarkojnë ngarkesat nga sipër në tokë. Aty ku muret kanë funksion mbajtës se ka dhe ndarëse, nuk lejohen në asnjë mënyrë të preken. Këtu te ne ka ndodhur ndërhyrje nga qytetarët në mënyrë të papërgjegjshme, të pakonsoltuar me inxhinerë që kanë hequr mure ndarëse për të hapur hapësira, sidomos në katet përdhe për ti kthyer në dyqane, ambjente tregtare.
Kjo zvogëlon qëndrueshmërinë e ndërtesave. Ndërkohë ndërtesat e larta mbi 5 kate, të pas viteve '90 bazohen mbi sistemet mbi skelet beton-mermer. Funksioni i mureve është ndarës. Me këtë tërmet në ndërtesat e larta ka pasur krisje të suvasë dhe mureve. Nuk konsiderohet dëm i rëndë. Dëm i rëndë është dëmtimi i kolonave. Strukturat kanë reaguar shumë mirë.Për këtë shkallë tërmeti që patëm ishte sukses që nuk patëm vdekje. Tërmeti i Shkodrës ka pasur 44 të vdekur, dhe në total në Shqipëri dhe Mal të Zi ka shkaktuar 136 të vdekur."-shprehet ai./ I.M-OraNews

















