

Dhe produktet e tilla nuk mund të jenë veçse të markës Yves Rocher.
Dje hotelin Mak Albania ,në Tiranë, u mbajt një event nga kompania e produkteve bimore kozmetike, Yves Rocher Paris, për të gjithë ata që janë të apasionuar pas produkteve të bukurisë që zbukuron dhe nuk dëmton.
Yves Rocher është një kompani franceze që prodhon produkte kozmetike bimore, të cilësisë së lartë dhe të certifikuara.
Në Shqipëri ndodhen 5 pika shitje Yves Rocher ndërsa në Kosovë 3.
Gjatë evenimentit u prezantua koleksioni i ri i produkteve bimore, disa prej tyre ishin dhe kremrat hidratues për lëkurën e femrës, Hydra Vegetal.
Këto kremra kanë në bazë të përbërjes bimën “Edulis”, që është e ngjashme me Aloe Vera dhe është rezistente ndaj çdo temperature dhe klime.
Yves Rocher mblodhi në këtë mbrëmje prezantuese shumë nga vipat shqiptarë që e duan bukurinë bio.
Artistë, blogerë dhe fashionistë ishin të pranishëm në këtë eveniment.
Të gjithë patën mundësinë që të provonin të parët dhe të testonin të gjitha produktet e koleksionit të ri nga Yves Rocher.
Se vipat e kanë këtë fat, janë gjithmone në radhë të pare./D.M-Dritare.net

















