Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të gjitha Rudinat, vdesin për Rapsodinë!

Të gjitha Rudinat, vdesin për Rapsodinë!
Rapsodia është një nga restorantet më të mira në Shqipëri, dhe njihet për pjatat unike të shef Alfred Markut.

Nuk është çudi kur shikon që të gjithë vipat zgjedhin të kalojnë një ditë të qetë jashtë kryeqytetit, në Shëngjin, te Rapsodia.

Rastësia më e bukur është që të gjithë Rudinat e njohura të ekranit, dashurojnë Rapsodinë dhe gatimet e shef Alfredit,  dhe e kanë zgjedhje primare, sidomos në fundjavë.

Rudina Magjistari nuk lë rast pa e ftuar në emisioni e saj “Rudina”, kur bëhet fjalë për gatimin. Hera e fundit ishte ftesa për gatimet e natës së ndërrimit të viteve. Shef Alfredi prezantoi një pjatë mjaft interesante, peshk me kadaif dhe çokollatë të bardhë.

Ndërsa Rudina Xhunga gjithmonë thotë se Alfred Marku është një magjistar dhe se pjatat e tij nuk kanë të krahasuar. Dhe kjo është e vërtetë, pasi ai servir pjata me shije magjike!

Dhe si mund të mungojë Rudina Dembacaj, moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”. Ajo është nga Lezha dhe sigurisht që ka shkuar aty ku mblidhen të gjithë për të shijuar darka e dreka të shijshme, te Rapsodia. Ajo poston vazhdimisht foto e story në llogarinë e saj Instagram.

Si është kjo punë kështu, që të gjithë Rudinat vdesin për Rapsodinë?!/E.B-dritare.net