Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të dua mbi gjithçka! Ja urimi i ndjerë i Fatmës për të birin!

Të dua mbi gjithçka! Ja urimi i ndjerë i Fatmës për
Djali i Fatma Haxhialiut bën sot 4 vjeç, dhe urimi i gazetares është aq i ëmbël, sa do ju prekë zemrën.

Diellin ta kam vënë kurorë, e zemrën time e ke mbretëri, janë këto disa nga fjalët që Fatma i thotë të birit në ditën e lindjes.

Të jesh nënë, është një nga ndjenjat më të veçanta që një femër mund të përjetojë. Kështu e shikon amësinë edhe Fatma, e cila ka një urim të veçantë për të birin, Kianin.

4-vite më parë, rreth kësaj ore, lindi DIELLI i jetës tonë.

Linde tamam si diell, i bukur, i ngrohtë, i shndritshëm, dhe unë nga ato momente mbaj mend vetëm rrahjet e zemrës tënde dhe asnjë dhimbje. Sepse unë isha me fat, lindjen tënde e përjetova të gjithën natyralisht dhe në mënyrën më të bukur të mundshme për një nenë.

Nuk ndjeva asnjë nga ato të tmerrshmet,  që njihen si dhimbjet e lindjes, mbaj mend vetëm që pyesja: Si është Kian, unë jam shumë mirë, dhe isha vertët aq e lumtur, sa fjalët nuk e përshkruajnë atë ndjesi.

Dhe kur ti qave, unë nuk mbaja dot më asgjë nën kontroll, të shtrëngoja fort, të puthja pareshtuar dhe me ty sipër gjoksit tim, kur zemrat tona u sinkronizuan, lindi një tjetër UNË, mami i Kianit, që do të ishte dhe titulli me i bukur dhe më i rëndësishëm i jetës time.

Dritë e jetëve tona, nuk dua të uroj të jesh, mjek, arkitekt, president, aktor, këngëtar i suksesshëm, etj, etj, dua vetëm të jesh i LUMTUR!!!! Diellin ta kam vënë kurorë e zemrën time e ke mbretëri, qoftë jeta jote plot dritë e ngrohtësi në këto 100 vite e më shumë dhe qofsh një rreze dritë ngrohtë në këtë botë. Të dua mbi gjithçka, mbi çdo gjë, shkruante Fatma në postimin e saj në Instagram./E.B-dritare.net