
Super vila e Shkëlzen Berishës, e vetmja që konkurron atë të Samir Manes
Dritare.net

Ai jeton aty me të dashurën e tij Armina Mevlani, e cila ka postuar edhe një foto nga dritarja e vilës.
Vila në fjalë ndodhet pranë vilës së ndërtuesit të kësaj zone biznesmenit të njohur Samir Mane dhe është e vetmja që e konkurron atë për nga madhësia dhe luksi. Pak vite më parë, kur dikush e përmendi vilën e tij, 38 vjeçari tha se e kishte me qira dhe e shoqëronte me një dokument që dëshmonte pronësinë e një biznesmeni libanez. Sipas dokumentit, qiraja fliste për një shumë prej 2000 eurosh në muaj.
Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa figurat të njohura të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

















