Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmohet gruaja e ministrit, dërgohet në spital

Sulmohet gruaja e ministrit, dërgohet në spital
Është sulmuar ditën e sotme gruaja e ministrit në detyrë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Blerand Stavilecit.

Vitore Metaj-Stavileci është sulmuar në një lagje në Prishtinë rreth orës 14:00 duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën V. S., femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”-thuhet në njoftimin e policies së Kosovës./ dritare.net