Sulmet ndaj deputetëve e policëve te Kuvendi, Rama: Protesta e atdhedashurisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të sherrit e dhunës!
Thursday 2 July 2026, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama reagon për protestën para Kuvendit, ku protestuesit sulmuan me vezë deputetët e PS, por edhe policët.
Ndaj këtyre të fundit u hodhën edhe gurë.
“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama.