Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Suedi, 1 orë pushim në punë për të bërë seks

Suedi, 1 orë pushim në punë për të bërë seks
Për disa aspekte, Suedia është parajsë për punonjësit. Suedia është një nga shtetet me kohën më të shkurtër të punës në Europë, vendi ku për herë të parë u prezantua leja e atësisë, pra edhe burrat kanë të drejtë të marrin leje kur bëhen prindër, si dhe shumë benefite të tjera. Tashmë, ka nga ata që propozojnë pushim për të bërë seks gjatë orarit të punës. Propozimi vjen së fundmi nga Per-Erik Muskos, anëtar i këshillit bashkiak të Övertorneå, qytet në veri të Suedisë, pranë kufirit me Finlandën. Propozimi thotë që punëtorëve t’u ofrohet pushim 1 orë në ditë, i paguar, për të shkuar në shtëpi dhe të bëjnë seks…ose diku tjetër.

“Ekziston gjithmonë rreziku që personat që marrin leje të bëjnë një shëtitje në vend që të bëjnë seks. Por, shumë studime tregojnë që të bësh seks, është një gjë e shëndetshme”, tha ai në një intervistë për një gazetë lokale.