
Studiuesi Stamati: Ja pse nuk mund të ruhet "Qemal Stafa"!
Dritare.net

“Çështja e ruajtjes së një pjese origjinale të stadiumit është e komplikuar teknikisht dhe do të hapte probleme të rënda në vitet e ardhshme. Dihet që betoni e ka jetëgjatësinë 100 vjet. Përtej kësaj mund të shkërmoqet. Mos harroni rastin e Uemblit që u shemb fiks mbas 100 vjetëve, pavarësisht nga protestat e tifozëve dhe u ndërtua nga e para. Stadiumi “Qemal Stafa” mbas 25 vjetëve bëhet 100 vjeçar dhe nuk mund të rezistojë më. Kështu i bie që tribuna që do të inkorporohet mund të jetojë edhe 25 vjet në një stadium që do të ketë edhe 75 vjet jetë. Pra do të ketë një konflikt të pazgjidhshëm dhe me rrezikshmëri vdekje për tifozët. Duhet menduar për një zgjidhje teknike”, shprehet Stamati.
Stadiumi është inaguruar për herë të parë në 1946 dhe u rinovua në 1974. /dritare.net

















