Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Ja pse fëmijët mërziten lehtë dhe shpërqendrohen, psikologia tregon arsyet!

Ja pse fëmijët mërziten lehtë dhe shpërqendrohen,

Psikologia Tara Capar deklaron se çrregullimi i vëmendjes, i cili ka simptoma themelore si hiperaktiviteti, mosvëmendja dhe mërzitja, vërehet në 10% të fëmijëve. Psikologia shpjegon se nëse niveli i inteligjencës së fëmijës është normal, ai mund të përballet me dështim akademik për shkak të problemit të mos fokusimit. Ekspertja dha informacione të rëndësishme për Çrregullimin e Deficitit të Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit (ADHD), i cili përkufizohet si një çrregullim neurozhvillues që zbulohet zakonisht në fëmijëri dhe ndikon në jetën shoqërore, akademike dhe profesionale.

Duke u shprehur se prevalenca e ADHD-së tek fëmijët e moshës shkollore është nga 5 për qind deri në 10 për qind, psikologia shprehet se fëmija me këtë diagnozë përjeton vështirësi të ndryshme në shtëpi dhe në shkollë. Çapar shprehet se fëmijët me ADHD paraqesin simptoma si vështirësi në vendosjen e marrëdhënieve shoqërore, mërzitje shpejt me detyrat e caktuara, dështim në procesin edukativo-arsimor, duken sikur nuk dëgjojnë. Po ashtu psikologjia shpjegon se përveç këtyre simptomave, vërehen probleme si agresioni dhe sjellja impulsive në shtëpi dhe shkollë, pamundësia për të kontrolluar zemërimin, mosbindja ndaj rregullave. Si pasojë e këtyre sjelljeve, fëmijët mund të përjashtohen dhe ngacmohen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe kjo ndikon negativisht në vetëbesimin e tyre.

Po ashtu mjekja thekson se mund të jetë e vështirë të diagnostikosh ADHD sepse fëmijët parashkollorë janë përgjithësisht shumë aktivë dhe kanë vetëkontroll të ulët.

“Simptomat e shqetësimit, vështirësisë në kontroll, të qenit të palodhur vërehen te fëmijët parashkollorë. Ata mund të mërziten shpejt dhe mund të mos marrin pjesë në lojëra grupore me miqtë e tyre. Ata zakonisht bëjnë pyetje rreth temave për të cilat flasin shumë dhe janë kuriozë, por zakonisht nuk i dëgjojnë përgjigjet e tyre. Procesi mund të jetë i vështirë për fëmijën me ADHD , familjen dhe mësuesit e tij. Mund të lindin probleme me bashkëmoshatarët”, deklaron ajo.

ADHD mund të haset në çdo nivel inteligjence dhe se disa fëmijë mund të marrin nota të larta ose të ulëta në periudha të ndryshme, por kjo nuk vjen për shkak të nivelit të inteligjencës së tyre, por impulsivitetit të tyre dhe mungesa e vëmendjes.

Po ashtu faktorët biologjikë dhe psikosocialë luajnë një rol në shfaqjen e ADHD.

“Vonesat motorike, gjuhësore apo zhvillimore mund të jenë të lehta në shumë fëmijë me ADHD. Por ky informacion nuk është një gjetje specifike. Simptomat zakonisht fillojnë në moshën parashkollore dhe vazhdojnë deri në moshën madhore. Në një studim, u zbulua se nivelet e hiperaktivitetit të djemve ishin më të larta se vajzat. Ndërsa problemet konjitive janë më të zakonshme tek vajzat me ADHD, sjelljet agresive vërehen më shumë tek djemtë me ADHD”, thekson ajo./M.K-dritare.net