Na ndiqni edhe në

Sport

Jo vetëm Giroud-Leao, Pioli gjen recetën fituese te Milan!

Jo vetëm Giroud-Leao, Pioli gjen recetën fituese te Milan!

Për Milanin duket sikur kampionati ka nisur pas asaj humbje të thellë në derbi. Nëse tre të dhëna përbëjnë një fakt, atëherë fakt është që Milan është rikthyer me kohë të plotë. “Djalli” kundër Lazio-s siguroi fitoren e tretë radhazi në Serie A. Stefano Pioli, si rrallë herë në sezonet e fundit, nuk është i varur nga dyshja Giroud-Leao, nga faza ofensive, tani Milani i tij është më i përfshirë në sulm. Sigurisht peshën më të madhe e mbajnë këto dy lojtarë, pasi nga 15 gola që kuqezinjtë kanë shënuar në total, Giroud ka shënuar 4 ndërsa Leao 3, pra afro gjysmën e golave.

Golashënuesi i tretë më i mirë është Pulisic me 3 gola. Ndaj Lazio-s gjeti rrugën e rrjetës edhe Okafor, kjo ishte ndeshja e tij e dytë radhazi që shënon. Testi i vërtetë i Milanit në këtë fillim sezoni është sfida e së mërkurës kundër B.Dortmund në Champions League. Pas barazimit kundër Newcastle, Milani është i detyruar të mos humbas në transfertën gjermane, çdo pikë në Grupin F është jetike.

Dilema e vetme e Piolit në këtë sfidë është Loftus-Cheek. Mesfushori anglez doli i dëmtuar nga takimi kundër Lazio-s, ndërsa stafi mbetet në pritje të analizave pasi nga prezenca e Loftus Cheek mban peng edhe formacionin e Piolit./dritare.net