
Skema e re e TVSH-së, drejtoresha sqaron: Biznesi i vogël nuk penalizohet por përfiton
E Mërkurë 11 Prill 2018, 17:05
Dritare.net

Pipa në një intervistë për ERTV theksoi se më skemën e re bizneset e vogla jo vetëm që nuk paguajnë më shumë, por përkundrazi, përfitojnë pasi TVSH që sot e zbresin në deklarimin që bëjnë, më parë e mbanin si kosto të tyren.
“ERTV Intervista:Drejtorja e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, shpjegon shumë konkretisht pse shtrirja e skemës së tvsh-së mbi biznesin e vogël me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë nuk rrit as barrën tatimore të të vegjëlve dhe as çmimet. Kjo është një masë e domosdoshme për t’i dhënë fund lojës së të mëdhenjve që shfaqen si të vegjël dhe shfrytëzimit të të vegjëlve nga të mëdhenjtë për të mashtruar shtetin dhe konsumatorin” -, shpjegoi ajo në këtë intervistë

















