Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u festua Fiter Bajrami në rrethe!

Si u festua Fiter Bajrami në rrethe!
Mëngjesin e kësaj të premteje është falur namazi i Fiter Bajramit në mbarë vendin. Mijëra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë sot në ritin e faljes së Fiter Bajramit në të gjitha qarqet e vendit.

Myftinit e të gjitha qyteteve kanë uruar besimtarët muslimanë duke iu bërë thirrje edhe për distancim nga aktet e dhunës dhe marrjen e jetëve njerëzore. Besimtarët pas faljes së namazit të Bajramit, i janë drejtuar familjeve të tyre për të kremtuar festën e Fiter Bajramit, ose njohur ndryshe edhe si Bajrami i Madh shkruan Shqiptarja.com

Fiter Bajrami u festua në një mënyrë të veçantë në qytetin e Lezhës, duke bërë bashkë të krishtere e myslimanë. Para ambienteve të xhamisë disa biznesmenet ofruan ushqime karakteristike të Bajramit për të gjithë qytetaret.  Bajrami i Madh është festuar edhe në qytete të tjera nga besimtarët muslimanësi:

-Kukës

-Fushë Krujë

-Elbasan

-Fier

-Berat

-Vlorë

-Sarandë

Shumë prej besimtarëve, në kuadër të dhënies së fitrave kanë grumbulluar ushqime duke i shpërndarë ato tek familjet, të cilat nuk kanë mundësi për të festuar Bajramin e Madh./d.m-dritare.net