Si të zgjidhet problemi në mes klaneve parapolitike?

Nga Lis Bukuroca

Rama duhet të shtyjë për tre muaj mbajtjen e zgjedhjeve komunale. Nëse aty fiton shumicën opozita, atëherë pas tre apo gjashtë muajve, të mbahen zgjedhjet vendore. Kjo është mënyra më e drejtë sepse mundësia për t’u arritur paqja në mes dy klaneve të mëdha mafioze, (siç shahen në mes vete) i dërgohet popullit, i cili ka edhe për detyrë të vendosë se kush duhet t’ i vihet mbi krye, e jo në krye, sepse duket se nuk kemi akoma njeriun e tillë.

Në Shqipëri dhe Kosovë, nuk është aspak e vështirë të kuptohet se cili duhet rrëzuar nga pushteti, cili ka vjedhur më shumë, cili është më kriminel, por problemi i madh është, ku të gjendet i drejti, i miri dhe i moralshmi në mënyrë që të mos rrëzohet banditi i madh, për të marrë pushtetin një i vogël me ambicie të mëdha, për t’u bërë pikërisht si ai që dëbohet.

Kur u rrëzua Berisha, shumica u gëzuan se Rama do të ndërtonte shtetin ligjor dhe asaj drejtësie nuk mund t’i shpëtonte i pari dhe nuk do të kishte më mundësi të çaraveshej dhe llaponte në Kuvend, por diku në burg. Edhe sikur të i ishte falur shembja e shtetit, 230 milionët nga autostrada, ku Basha ishte i përzier, atëherë së paku për katër të vrarë me gurë në dorë, por që Berisha i imagjinonte me stilolapsa revolver dhe me pilula me helme, do të kishin mjaftuar për ta përjashtuar tërë jetën nga politika.

Nëse Rama ka grumbulluar aq shumë pasuri dhe është një bos i krimit, atëherë edhe nëse vjen Basha në krye të vendit, do të kënaqet me karrigen, por Rama do të mbetet tutje jashtë, sepse Luli nuk është aspak më i pastër se sa ai. Ose, nëse Rama nuk arrestohet, atëherë për akuzat e pabazuara, duhet të arrestohet Basha. Tani shihet se Rama nuk lejoi arrestimin e Berishës, sepse kishte ndërmend të bëhej si ai! Kjo mirëpo nuk duhet t’i lejohet Bashës, sepse po krijohet një traditë për të shkelur ligjin nga çdo parti fisnore, që merr pushtetin.

LEXO DHE :  Kujdes! Pickimi i mushkojnave mund të sjellë vdekjen

Ata akuzojnë njëri-tjetrin për pasuri të paligjshme, ata shajnë njëri-tjetrin me mafioz e kriminel, por ata shpërfillin ligjin, kur shahen në mes vete dhe shkelin ligjin, kur kanë prova dhe nuk ngrenë akuza. Meqenëse nuk e bëjnë, atëherë ekziston interes publik të paditen të gjithë sepse publikisht shpifin për njëri-tjetrin: brenda dhe jashtë vendit!

Tani PD dëshiron ta rrezojë partinë e krimit me metoda revolucionare. Nëse kjo arrihet, atëherë nesër PS, do të dilte në rrugë për ta rrëzuar qeverinë e krimit të dalë nga PD. Meqenëse PS qenka aq mafioze, atëherë me vota mund të rrëzohej shumë lehtë, sepse këtë din edhe votuesi shqiptar, por nëse ata refuzojnë zgjedhjet, len të nënkuptohet se dëshirojnë pushtetin me dhunë.

Çdo opozitë mund të grumbullojë ithtarët e vet për të rrëzuar një qeveri, por një rrëzim i tillë, nuk do të sillte stabilitet, përkundrazi, do ta hidhte vendin në kaos dhe largonte për disa vite nisjen e bisedimeve për hyrje në BE. Sa vitin e kaluar dhe këtë, nuk është shkruar kurrë aq mirë për vendin e shqiponjave, ku pritje edhe një rritje e madhe e turizmit. Kjo gjendje tani, do të pengojë ardhjen e tyre. Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë në rrugë, sepse ajo nuk sundon apo nuk qeverisë në rrugë, por mund ta bëjë me vota dhe me shumicën në Kuvend. Nëse nuk pranon, atëherë ka frikë nga zgjedhjet.

Sipas fakteve të dy llogoreve, të gjithë janë kriminelë, por sipas prokurorisë dhe gjykatës, të gjithë janë të mirë dhe të pafajshëm. Ose, këta që akuzojnë publikisht njëri-tjetrin, shkelin ligjin çdo ditë me fjalë, por asnjërit nuk i kujtohet, se pikërisht ata, duhet të jenë të parët që duhet ta respektojnë. Kërcënimet me luftë qytetare, janë vepra penale, që duhet të ndiqen! Kërcënimet e tilla dëshmojnë se nuk kemi të bëjmë me opozitë, por me grup paramilitar terrorist! Opozita dhe Qeveria po luajnë me fatin e popullit!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.