

Vera po vjen dhe dielli i nxehtë po ashtu. Dielli i nxehtë i verës mund të dëmtojë fytyrën tuaj, prandaj dhe dritare.net, ju rekomandon të përdorni një maskë me domate për të pastruar fytyrën tuaj dhe për ta mbrojtur atë.
Domatet kanë aftësi kuruese dhe ushqyese ndaj lëkurës suaj. Përdorimi i saj i jep fytyrës një shkëlqim natyral, të humbur për shkak të ndotjes dhe rrezeve të diellit. Përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës C, e cila është e njohur për zbardhjen e lëkurës. Dhe për të pasur rezultate sa më të mira ju mund ta kombinoni domaten me përbërës të tjerë si sheqeri, kripa etj. Aplikimi i lëngut të domates në fytyrë , mund t’ju ndihmojë në pastrimin e saj nga puçrrat, ose shenjat dhe të keni një fytyrë të bardhë dhe plot shkëlqim.
Ja këshillat që dritare.net sjell për ju, për mënyrën se si ta përdorni domaten për të pastruar fytyrën tuaj nga dëmtimet e ndryshme.
Për të realizuar një maskë sa më të mirë, që do t’ju ndihmojë për pastrimin e lëkurës do ju duhet: një domate, bollgur dhe gjizë. E qëroni domaten dhe e shtypni në trajtën e një pureje, më pas shtoni bollgurin, i përzieni mirë e mirë. Pasi keni hedhur bollgurin hidhni edhe gjizën dhe përzieni gjithashtu për të marrë një maskë ideal dhe ushqyese për fytyrën tuaj.
Përbërjen ose maskën e formuar e vendosni në fytyrën dhe qafën tuaj, e lini rreth 20 minuta në qetësi dhe pastaj e lani fytyrën me sapun dhe ujë të bollshëm. Kjo maskë ju ndihmon për të hequr dhe pastruar fytyrën nga rrezet e forta të dellit dhe për të hequr skuqjen në fytyrë.
Dritare.net sjell për ju një maskë tjetër që ju ndihmon për të pastruar fytyrën tuaj dhe të largoni skuqjen e marrë nga rrezet e diellit. Merrni një kokërr domate, qërojeni dhe përziejeni derisa të kthehet në formë pureje dhe i shtoni disa pika lëng limoni në të.
Përbërjen e formuar e aplikoni në zonat e dëmtuara të fytyrës dhe e lini deri sa të thahet, pastaj e lani fytyrën tuaj me sapun dhe ujë të bollshëm.
Një tjetër maskë e frytshme me domate është edhe ajo me sheqer. Merrni një tas të vogël, merrni një kokërr domate dhe e ndani përgjysmë, e fusni në tas dhe i shtoni edhe sheqerin.
Masazhojeni fytyrën tuaj me një gjysmë domateje dhe më pas vendosni në fytyrë përbërjen e formuar. Kjo përbërje do t’ju ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura nga fytyra.
Tani masazhojeni butësisht këtë gjysmë copë domate në fytyrë, kjo do të jetë e dobishme në heqjen e qelizave të lëkurës së vdekur dhe exfoliates lëkurën.
Dritare.net sjell për ju dhe një maskë të fundit me domate që do t’ju ndihmojë për pastrimin e fytyrës tuaj dhe për poret e hapura.
Për këtë maskë duhet të keni: një domate, limon dhe pak pambuk. Shtrydheni lëngun e domates në një enë të pastër dhe më pas shtoni dy lugë lëng limoni e përziejeni mirë.
Pasi keni përfunduar së përzieri merrni pak pambuk, lyejeni me përbërje dhe e fërkoni në lëkurën tuaj. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta, pastaj e lani mirë më ujë të ftohtë. /Përshtati: Kadrile Çako/dritare.net

















