Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si përfundim Renato nuk ikën nga Top Channel!

Si përfundim Renato nuk ikën nga Top Channel!
Top Channel nxori sot lajmin se shef Renato do largohet nga Hell’s Kitchen Albania 2 dhe në vend të tij do jetë Alsi Sinanaj.

Lajmi u shoqërua edhe me foton e shefit simpatik që do zëvendësojë shef Renaton,

Por dritare.net mëson se kjo nuk do të ndodhë. Është një lojë e produksionit për të tërhequr shikues këtë të premten mbrëma, pas tërmetit, kur publiku është ende i përgjumur nga trauma e një jave programacioni plot lajme që na shkundën po aq sa tërmeti. Kështuqë rrini të qetë, dritare.net ju siguron se shef Renato nuk ikën.

Dhe ne dyshuam që ishte lajm i vërtetë, por e kuptuam shpejt, që megjithëse bëri shumë bujë, nuk është i vërtetë. Se po të qe, Top Channel nuk e bënte lajm, siç nuk bën kurrë për ata që i ikin./dritare.net