Tashmë e konfirmuar nga Top Channel, Renato Mekolli nuk do të jetë më kuzhinieri i Hell’s Kitchen Albania 2. Por si do të vijojë ky emision pas largimit të Mekollit? Sipas Top Channel, këtë javë do të jetë një shef i ri që do ta zëvendësoje atë. Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë kështu shefi i ri në kuzhinën e djallit./L.F-dritare.net