Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptarët e Suedisë bashkëpunim me Dritare.net, ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

Shqiptarët e Suedisë bashkëpunim me Dritare.net, ndihmojnë
Tërmeti i 26 nëntorit, la të vdekur 51 persona, qindra të plagosur dhe mijëra persona pa kulm mbi kokë.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit silidariteti me të  prekurit e asaj fatkeqësie, ishte i jashtëzakonshëm, nga shqiptarët në të gjitha trevat, diaspora por edhe vendet e huaja.

Së fundmi, klubet futbollistike shqiptare që ndodhen në Suedi, kanë organizuar një aksion bamirësie në Suedi me shoqatat shqiptare atje, por edhe me individë shqipatarë të cilët kanë mbledhur shifrën prej 8137 eurosh për familjet e prekura nga tërmeti.

Menëherë pas tërmetit ata kanë kontaktuar gazetaren e njohur Rudina Xhunga, për të bërë të mundur identifikimin e familjeve në nevojëm gjë e cila është bërë e mundur menjëherë.

Stafi i Dritare.net ka bërë të mundur identifikimin e shpejtë të disa familjeve në nevojë urgjente, ndërsa ata kanë dërguar një përfaqësues të tyre, Behar Tahiri në Tiranë, e më pas në Bubq, në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti për të shpërndarë ndihmat.

Kontenjerë, veshje, dhe vlera monetare janë shpërndarë për 5 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ndër to edhe familja e gazetarit të Dritare.net Isa Myzyraj.

Familja e Rabije Zelës, e cila jeton së bashku me 2 djemtë e saj në një ҫadër i është bërë e mundur blerja e një kontenieri, dhe kompletimi i tij që do të kryhet së shpejti.

Gjithashtu familjet e Bashkim Rrushit dhe Kadri Rrushit, shtëpitë e të cilëve tanimë janë të pabanueshme janë ndihmuar nga shqiptarët e suedisë.

Nga ana tjetër është ndihmuar edhe familja e Dila Vathit, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike me bashkëshortin e saj dhe dy vajza të mitura njëra nga to e sëmurë me autizëm.

Dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Suedi kanë kontribuuar për këtë aksion humanitar, për ta bërë sado të lehtë përballimin e tragjedisë së 26 nëntorit për ata që u goditën më fort./ Dritare.net