Stresi përplaset sërish me Cllevion: Je askushi. Ty vetëm burgu të kthen në vete!
Dritare.net

Kur u duk se mes dy reperave Kleviol Ahmetaj i njohur me emrin artistik Cllevio dhe Stresit (Arkimed Lushaj) u vendos paqja, situata ndryshoi menjëherë.
Pas lirimit, Cllevio vazhdoj me hyrjet ‘live’ nëpër rrjetet sociale duke kërkuar një tjetër përballje me Noizyn, por megjithatë si përfundim dyshja bën paqe me njëri-tjetrin, të paktën kështu u duk. Në këtë mes hyri edhe Stresi, që është edhe mik fëmijërie me Cllevion, i cili u duk se ndihmoi në rregullimin e raporteve me Noizyn.
Gjërat duket se janë acaruar sërish, pasi në një lidhje ‘live’ Stresi, nuk i ak kursyer akuzat për Cllevion. Në reagimin e tij, i revoltuar Stresi i drejtohet Cllevios duke i thënë se ka nevojë për doktor e të cilin e akuzon se i ka ngulur thikën pas shpine.
“Nuk je më vëllai im, unë nuk kam prerë në besë askënd, madje as ty, mua nuk më kanë shkelur me këmbë siç të kanë shkelur ty. Ti nuk ke karakter, ti nuk respekton as vëllanë tënd, as babanë e as nënën tënde. Kleviol ti je askushi, ne u munduam të të kthejmë, por ty vetëm burgu të kthen në vete. A të vjen marre, ti po flet për shokët e tu, ne nuk merremi me ty. Unë kam karakter, ti mendon se Noizy deshi të pajtohet me ty për shkak që të solli ato kostume, erdha me mbyll muhabete dhe ti ma ngule thikën pas shpine. Sa dola nga shtëpia jote hyre në live dhe shajte, çfarë lloj shqiptari je ti”, ka thënë Stresi gjatë hyrjes ‘live’.
Ndërkohë ende nuk ka patur një reagim nga ana e Cllevios lidhur me deklaratën e Stresit drejt tij./M.K/dritare.net